Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Filozofi bjellorus dënohet me pesë vjet burg për qëndrimet e tij kundër Lukashenkos

18:48 / June 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mack 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një filozof i njohur bjellorus, Uladzimer Matskevich, është dënuar me pesë vjet burgim për pjesëmarrjen e tij aktive në ngjarjet publike që vënë në dyshim rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që i dhanë fitoren sundimtarit autoritar Alyaksandr Lukashenko.

Gjykata rajonale e Minskut e dënoi Matskevich më 23 qershor, pasi e shpalli fajtor për pjesëmarrje në ngjarje të paligjshme që prishin rendin shoqëror, krijimin e një grupi ekstremist dhe fyerjen e Lukashenkos në internet.

Matskevich u arrestua në gusht të vitit të kaluar.

Në shkurt, filozofi 66-vjeçar filloi një grevë urie dy-javore, duke kërkuar një transferim në arrest shtëpiak, por kërkesa e tij u shpërfill nga autoritetet bjelloruse.

Gjithashtu, më 23 qershor, një gazetare bjellorus në qytetin juglindor të Homel, Iryna Slaunikava, doli në gjyq me akuzat për drejtimin e një grupi ekstremist dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror.

Slaunikava u arrestua fillimisht së bashku me bashkëshortin e saj, Alyaksandr Loyka, në fund të tetorit.

Çifti u dënua me 30 ditë burg për akuzat e shpërndarjes së materialeve ekstremiste dhe huliganizmit të lehtë.

Pas vuajtjes së dënimit të tyre me burg, Slaunikava u ngarkua me akuzat e reja për të cilat ajo doli në gjyq më 23 qershor. Nëse shpallet fajtore, Slaunikava mund të përballet me deri në shtatë vjet burg. Burri i saj, Loyka nuk u arrestua herën e dytë.

Lukashenko, 67 vjeç dhe në pushtet që nga viti 1994, ka forcuar kontrollin e tij në vend që nga zgjedhjet e vitit 2020, duke arrestuar dhjetëra mijëra njerëz. Nga frika për sigurinë e tyre, shumica e anëtarëve të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi.

Perëndimi ka refuzuar të njohë rezultatet e zgjedhjeve dhe nuk e konsideron Lukashenkon si udhëheqësin legjitim të vendit. Shumë vende kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër regjimit të tij në përgjigje të shtypjes së disidencës në vend./ Rel

Bjellorusi denim filozofi fyerje Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.