Festivali i njohur i Këngës Magjike 2022, transmetoi dje natën e tretë të edicionit të 23-të, e cila u shoqërua me shumë emocione të forta nga konkurrentët pjesëmarrës.
Në fund të mbrëmjes sipas renditjes në votim kaluan 12 artistët shqiptarë dhe 9 artistët e huaj që do të këndojnë në Grand International Final. Të shtunën në Grand International Final do të performojnë 23 artistë. Slogani i festivalit mban emrin “Feel the energy”.
Vetëm 11 ose 12 prej këngëtarëve, të vendosur nga juria, do të përzgjidhen dhe 10 apo 11 artistë të huaj që do të shkojnë në natën e madhe ndërkombëtare, mbrëmjen e së shtunës. Natën finale do të ndahen çmimet për muzikën shqiptare e të huaj dhe artistët e rinj.
Erik Lloshi, Orgesa Zaimi, Blerina Braka, Mishela Rrapo, Klint Çollaku, Klajdi Musabelliu, Janex, Sara Bajraktari janë disa nga artistët BIG që nuk do prekin finalen e madhe.
10 artistët ndërkombëtarë që shkojnë në finale:
Alvan
Marco Carta
Are Domi
Le Deva
Jason Walker
Andrea
Omar Naber
Mamagama
Jayoo
Angeles Arboleda
13 artistët shqiptarë që shkojnë në finale:
Irma Libohova
Vesa Smolica
Mariza Ikonomi
Ardit Çuni
Inis Neziri
Michela Paluca
Xhesika Polo
Sheila Haxhiraj
Marsela Çibukaj
Anxhela Peristeri
Sardi Strugaj
Martin Pano
Lorenc Hasrama
