Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Finalizohet super-operacioni/ Ekzekutimi i të ‘fortit’ të Shkodrës, policia arreston autorin e ngjarjes së rëndë

10:40 / April 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 606978a067174
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Mushan”, si rezultat i të cilit është vënë në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi Ridvan Ramazanit.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari Hydajet Mehmedaj, banues në fshatin Mushan, Shkodër, i cili në bashkëpunim me dy persona të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Ridvan Hyseni (Ramazani), 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganizuar u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacioneve të marra dhe lokalizimit të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026

Dhunoi dhe kanosi bashkëshorten, policia arreston 67-vjeçarin në Burrel

10:24 / August 29, 2026

Fundjava e fundit e gushtit, kolona automjetesh në Morinë nga fluksi i qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë

10:16 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.