Liverpool-i është finalisti i parë i Champions Leagues në këtë sezon. Të kuqtë arritën të mposhtnin në gjysmëfinale me përmbysje 2-3 Vijarealin, duke siguruar kështu një biletë për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.
Një arritje speciale kjo dhe për trajnerin Jurgen Kloop, që do të drejtojë skuadrën e tij në një finale Champions-i, për herë të katërt në histori, duke iu bashkuar legjendave, Aleks Ferguson, Karlo Ancelotit dhe Marcelo Lippi-t, që edhe ata si Klopi kanë arritur 4 herë në finale. Asnjë trajner nuk ka bërë më mirë në këtë kompeticion.

