Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një ditë finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, duke e zhvendosur nga data 30, në datën 31 maj dhe sot zbulohet arsyeja e këtij vendimi.
Qeveria e futbollit tonë po këmbëngul fort për ta mbyllur këtë sezon me tifozë në stadium dhe përmes një dokumenti, mësohet se i është nisur një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë edhe asaj të Sporteve.

