Skuadra finaliste Feynoord pritet që të mbërrijë sot në kryeqytetin shqiptar ndërsa ditën e nesërme do të përballet me italianët e Romës në kuadër të finales së madhe të Conference League.
Ndryshe nga Roma që dje solli me traget në Shqipëri autobusin e saj zyrtar, holandezët kanë vendosur të marrë një me qira.
Finalja e parë e këtij kompeticioni do të nisë nesër në orën 21:00, dhe e gjitha pritet të jetë një spektakël për t’u shijuar si brenda dhe jashtë fushe.