Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Financimet nga Rusia/ Deputeti Spaho “shënjestron” ish-kryetarin: Është aferë personale e Lulzim Bashës

21:54 / September 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edmond spaho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti Edmond Spaho, i cili është edhe anëtari i grupit të auditimit të ngritur nga PD, për hetimet në lidhje me paratë ruse në PD, ka deklaruar se Lulzim Basha do të ftohet të japë shpjegime për këtë çështje. I ftuar në emisionin ‘Debat’, Spaho tha se shumë prej deklarimeve të Lulzim Bashës nuk përputhen.

“Ne sot morëm në shqyrtim në Kryesinë e PD ngritjen e një grupi pune që do të bëjë një hetim të brendshëm të cfarë ka ndodhur me financimin nga rusët në PD. Ne kemi shprehur që në PD nuk kanë hyrë para nga rusët dhe burime të huaja. Afera për të cilën është diskutuar kohët e fundit, por edhe më përpara se të dilte, është personale e Lulzim Bashës. Paratë janë marrë prej tij pa njoftuar asnjë organ drejtues të PD dhe këta e ka treguar një hetim nga prokuroria që u mbyll me ndërhyrjen e Ramës. Faktet tregojnë që pagesat i janë bërë kompanisë. Do të shohim dokumentacionin që është në PD, por nuk ka dokumente dhe as regjistrime. Do marrim dëshmitë e disa njerëzve si Ilir Dervishi dhe Arben Ristanin. Madje do të thërrasim dhe Lulzim Bashën. Ne do ta ftojmë pastaj është në vendimmarrjen e tij, por ka së paku një detyrim moral për të thënë të vërtetën se nga kanë ardhur këto para dhe si janë përdorur. Ai ka dhënë shumë shpjegime që nuk përputhen me njëri tjetrin”, tha Spaho.

edmond spaho financimet Lulzim Basha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026

“Deputetët, jo sekserë për hallet e qytetarëve”, Rama u tregon ‘vijat e kuqe’ të tijëve: Suksesi do të jetë kur…

10:49 / September 3, 2026

“Prania Besnike çdo të premte në orën 17:00”, Rama: Nuk do ndalet deri sa të jem unë kryetar i PS!

10:46 / September 3, 2026

Rama: “Pasqyrë Albania” nuk mbulon dështimin e bashkëqeverisjes: “Atë që s’e bëri platforma, do ta bëjë Pasqyra”

10:33 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.