Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Financimi i partive politike/ OSBE: Katër parimet që duhet të udhëheqin reformën

11:24 / March 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8789
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme, më 3 mars, është zhvilluar një tryezë për të diskutuar mbi projektligjin për financimin e partive politike.

Në këtë mbledhje foli edhe Michel Tarran, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, i cili tha se është thelbësore të sigurohet përparim i prekshëm në përputhje me kuadrin ligjor.

“Financimi i partive politike përbën një komponent kyç, për konkurencën e ndershme si dhe për forcimin e besimit të publikut në institucione demokratike”, tha ai.

Më tej Tarran shtoi se një kuadër ligjor i përmirësuar dhe diskutimet rreth tij duhet të udhëhiqen nga disa parime themelore.

Katër parimet:

–Transparenca, deklarimi i plotë i financimeve.

–Barazia. Zbatimi i barabartë i rregullave nga të gjithë aktorët politikë.

–Zbatimi. Institucionet duhet të kenë jo vetëm një mandat të qartë por dhe burime të qarta financimi.

–Sanksionet. Vendosja e sanksioneve profesionale dhe efektive për të dekurajuar mosrespektimin e  ligjit.

Ambasadori tha se këto parime janë të lidhura edhe me gjetjet dhe raportet e fundit të OSBE/ODIHR.

“Kjo më çon në një tjetër element të rëndësishëm, raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare, të vitit 2025 si dhe të parë, evidentojnë një sërë fushash ku rekomandohet rishikimi i kuadrit ligjor. Ka një rol kyç në ndërmarrjen e një reforme zgjedhore. Në këtë kuadër, prezenca e OSBE-së rithekson angazhimin e saj për të mbështetur punën e komisionit tuaj, nëpërmjet ekspertizës. Mbështesim dhe në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet palëve, sepse dialogu mes palëve është thelbësor dhe shton pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje”, tha Tarran, i cili shtoi më tej se konsultimi i sotëm dëshmon vlerën e dialogut gjithpërfshirës.

“Koha është vendimtare”, shtoi diplomati.

financimi OSBE partive politike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.