Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Financimi i “Tërmetit”, nis presioni mbi interesat e borxhit të brendshëm

13:32 / January 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke para
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria emetoi së fundmi një obligacion dy vjeçar me vlerë 3.9 miliardë lekë kundrejt një interesi 2.25%. Interesi shënoi rritje të lehtë me 0.09 për qind në raport me ankandin e fundit që ishte në 16 nëntor të vitit 2019.

Qeveria kërkoi një financim 4 miliardë lekësh, ndërsa bankat ofruan 4.4 miliardë lekë, por për shkak të tendencës rritëse të interesit qeveria mori 3.9 miliardë borxh.

Vitin e kaluar interesat e letrave të borxhit të qeverisë ishin përgjithësisht të ulëta në gjysmën e parë të vitit, për shkak se nevojat për financimin e borxhit të ri u plotësuan nga eurobondi. Ndërsa këtë vit pritet që interesat të jenë disi më të larta edhe për shkak të rritjes së kërkesës së qeverisë për borxh përtej pritshmërive të bankave si pasojë e ndryshimit të madhësisë së deficitit buxhetor me financim të brendshëm prej pasojave të tërmetit.

Qeveria ka programuar që faza e para e rindërtimit të financohet në pjesën më të madhe të saj më borxh, duke rritur madhësinë e deficitit buxhetor të programuar për këtë vit me një të tretën.

Deficiti buxhetor këtë vit shkon në 2.2 % nga 1.6 % e PBB-së, që ishte parashikuar duke e çuar masën e borxhit të ri, nga rreth 29 miliardë lekë, që ishte programi fillestar në rreth 39 miliardë lekë. Deficiti i ri pritet të financohet nga tregu i brendshëm nëpërmjet obligacioneve dhe bonove të thesarit.

Rritja e deficitit buxhetor dhe financimi i tij nga burime të brendshme pritet të ushtrojë presion mbi normat e interesit të letrave me vlerë.

Normat e interesit të titujve shtetërorë, gjatë viteve të fundit kanë pësuar rënie të vazhdueshme duke u stabilizuar në periudhën 2017-2018. Megjithatë, gjatë vitit 2019 normat e interesit kanë vijuar sërish të shfaqin tendenca rënëse, duke reflektuar vazhdimin e politikave lehtësuese të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, si edhe reduktimin e nevojave për hua të qeverisë në gjysmën e parë të vitit, për shkak të likuiditetit të mjaftueshëm të siguruar nga emetimi i Eurobondit në fund të vitit 2018./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.