Gazetarja Klodiana Lala risolli në emisionin ‘Open’ dëshminë e ish-kryetarit Lulzim Basha para hetuesve për akuzat mbi financimin rus në PD. Ajo tha se në 6 pyetjet që i ishin bërë Bashës, ai kishte dhënë të njëjtën përgjigje, ndërsa shtoi se për rastin në fjalë s’ka pasur hetim.
“Është dosje e pa hetuar. Më rezulton se është e pa hetuar. Dua të kundërshtoj me përveç atë që tha zoti Noka. Nuk e shoh kështu, Mendoj se ky është një hall i PD. Duket në pamje të parë se është mbrojtje ndaj Bashës, por është hall i PD. Nënkuptoj faktin se po të shohësh dosjen hetimore, thotë: PD, dhe jo zoti Basha. Sot PD ka detyrimin përpara shqiptarëve që të tregojë nëse ka realisht para të marra apo shtetas rusë që kanë lobuar për interes të kësaj force. E keni parë një sulm që ju vinte nga socialistët. Dhe tani thonë: Ky nuk është hall i PD, por i Bashës. Jo që nuk është hetuar dosja, por është e tmerrshme. Mjafton të shikosh dëshminë e Bashës. Kemi 6 apo 7 faqe. Në 6 pyetjet e para hetuesja e çështjes ka marrë të njëjtën fjali të zoti Basha dhe e ka traksiptuar 6 herë. Ai ka dhënë vetëm një përgjigje. Në lidhje me lobimin ku janë marrë 650 mln dollarë nga Muzin. Pyetet Basha për qëndrimin e tij dhe nga fillimi deri në fund.
“Në dijeninë time të gjitha kontratat dhe të ardhurat që ka marrë PD janë deklaruar në KQZ”. Kjo fillon dhe mbaron në 6 përgjigjet. Ajo që nuk pranoj është që të vijë zoti Noka dhe të ma shesë mua këtë histori si histori që është hall i Bashës. Ta ndajë PD nëse ka marrë para nga rusët, apo jo? Apo është sulm nga socialistët.”, tha Lala.