Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Firma e Ilir Metës! Tashmë emërimi i Bajram Begajt si President i Shqipërisë, një formalitet!

15:18 / June 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
begu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firma e Presidentit Ilir Meta për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj tashmë i hap rrugë votimit të kandidaturës së tij në Parlament.

Zgjedhje Begajt në krye të Shtetit, tashmë është thjesht një formalitet. Pritet që seanca të fillojë në orën 18:00 dhe më pas të votohet për emrin e Presidentit të ri.

VOTAT NE KUVEND

Kushtetuta përcakton se në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti mund të zgjidhet edhe me 71 vota. E majta ka më shumë se 71 vota në Kuvend, por tashme ajo që ka rëndësi është sa vota do të marrë Begaj.

Ashtu siç kanë njoftuar dje, grupi i Berishës do të jenë sot në seancë plenare për të shprehur qëndrimin e tyre me votë kundër, ndërkohë që Grupi Parlamentar i PD-së do ta bojkotojë seancën.

DOREHEQJA E BEGAJT

Begaj, u dorëhoq sot nga gradat që mbante dhe nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por para votimit në Kuvend, këtë dorëheqje duhet ta pranonte dhe kreu i shtetit Ilir Meta. Edhe me herët u bë e ditur se Ilir Meta “do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë”. Kandidati për President të ri të vendit, Bajram Begaj publikoi një mesazh para votimit në Kuvend.

“Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, shprehet në letrën e tij publike Begaj.

Teksa nënvizon se “jam mësuar që puna ime të flasë për mua, jo unë për veten time dhe kam frikë se nuk e ndryshoj dot këtë edhe po të dua”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

17:54 / October 4, 2026

Vihet në kontroll situata në Margëlliç, zjarri preku edhe varrezat e fshatit

17:30 / October 4, 2026

Tragjedi për dy shqiptarë në Greqi/ Përplasen motori dhe monopatina, humbin jetën dy të rinjtë

17:04 / October 4, 2026

Ligji për Specialen/ Deputetët shqyrtojnë nesër ndryshimet e propozuara

16:22 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.