Roberto Firmino nuk ndihet mirë te Liverpool. Sulmuesi brazilian ka kaluar shumë probleme fizike, por sikur të mos mjaftonin ato, në horizont kanë dalë edhe disa të tjera.
Ardhja e lojtarëve si Diaz apo Jota kanë shtuar ndjeshëm konkurrencën në sulm, ndërsa mbërritja e Darwin Nunez ia ka mbushur akoma më shumë mendjen atij për një largim nga Anfield.
Firmino dëshiron një skuadër ku do mund të luajë dhe natyrisht të jetë në formë për Botërorin. Kjo gjë nuk garantohet nga të kuqtë, të cilët edhe pse humbën shërbimet e Sadio Mane, kanë të tjera alternativa në sulm.
