Bujar Sejndinaj i njohur si “xhaxhai” i Ndragheta-s do të ekstradohet drejt Italisë pas urdhrit të firmosur nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Ai dyshohet të jetë “njeriu që luan fijet e Ndraghetas në Shqipëri e Ballkan”.
Lexo edhe- Kush është “Xhaxhai”, përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri
Bujar Sejdinaj, njihet si përfaqësuesi i Ndranghetas në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, e në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”. Shpeshherë Antimafia Italiane ka dhënë alarmin për bashkëpunimin e ngushtë që aleanca e Ndragetës ka me krimin shqiptar, në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa.
