Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë firmosur zyrtarisht marrëveshjen mes tyre për gaz e cila pritet që tashmë të lehtësojë varësinë e Evropës nga gazi rus.
Në sajë të kësaj marrëveshjeje, SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit.
“Faleminderit për mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës dhe pavarësisë nga Rusia. Angazhimi juaj për të na dhënë 15 bcm shtesë LNG këtë vit është një hap i madh në këtë drejtim. Evropa do të punojë për të siguruar kërkesë të qëndrueshme për LNG shtesë të paktën deri në vitin 2030” shkroi presidentja e Komisionit Evropain, Ursula von der Leyen ku falenderon SHBA për këtë ndihmë.
Thank you for supporting Europe’s energy security and independence from Russia.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) March 25, 2022
Your commitment to provide us with an additional 15 bcm of LNG this year is a big step in this direction.
Europe will work to ensure stable demand for additional 🇺🇸 LNG until at least 2030.
