Lulzim Basha, lideri i PD-së ishte sonte pranë protestuesve në Teatrin Kombëtar. Gjatë një prononcimi për mediat ai tha: “Këshilli është i paligjshëm. Për sa kohë do të jetë ai njeri në krye të punëve, gjithë kjo vjedhje, gjithë kjo dhunë ka emrin e Edi Ramës.
Ai do të mbajë përgjegjësi për të gjitha. Kryebashkiaku është uturaku. PD ka qënë pranë artistëve.
Ata po mbrojnë diçka që po u ndodh të gjithëve. Do të kaloj këtu orë të tëra. Do të jem pranë tyre.”