Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Fishat e diabetit falas për invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar, Koçiu publikon dëshminë e përfituesit: Vendim që na lehtëson shumë

19:27 / July 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 18
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau në rrjetet sociale dëshminë e një prej përfituesve nga vendimi i fundit i qeverisë për zgjerimit të fashës së përfituesve të fishave të diabetit falas. Vendimi i qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon që nga 1 gushti, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar të grupmoshës nga 25 vjeç deri në 65 vjeç do të përfitojnë 100% falas fishat e diabetit.

“Bajrami është një nga qytetarët i cili sapo u njoh me vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për zgjerimin e fashës së përfituesve të fishave të diabetit falas reagoi duke më shkruar një mesazh falenderues dhe me insistim kërkoi që atë ta përkthente edhe në këtë videomesazh, për të cilin e falenderoj nga zemra”, shkruan Koçiu.

“Tani, përveç grupmoshës nga 0 deri në 25 vjeç dhe pensionistëve mbi 65 vjeç, edhe invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar të grupmoshës nga 25 vjeç deri në 65 vjeç do të përfitojnë 100% falas këto fisha. Duke filluar nga data 1 gusht, kjo kategori e popullatës e diagnostikuar me Diabet Mellitus nga mjeku i familjes, do të përfitojë falas fishat e diabetit për matjen e glicemisë”, nënvizon Koçiu.

Në videon e shpërndarë me median, Bajrami thekson se ky vendimi i qeverisë lehtëson kostot e jetesës për invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar. “Jam invalid prej 15 vitesh. Më erdhi shumë mirë kur ministrja tha se personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët do të konpensohem me fishat e matjes së diabetit. Shtresa jonë është një shtresë vulnerabël, e do përkujdesjen në këtë drejtim. Kostoja është e ndjeshme për shtresën tonë dhe ky vendim na lehtëson shumë”, u shpreh Bajrami.

aftësi të kufizuar Fishat e diabetit Koçiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.