Aktori Rami Malek rrëmbeu çmimin e aktorit më të mirë në ceremoninë e Oscar.
Ai e fitoi këtë çmim për rolin e tij në filmin ‘Bohemian Rhapsody’ ku ka interpretuar legjendën Freddie Mercury.
Por pasi mori çmimin dhe mbajti fjalimin falenderues Rami Malek ka kaluar një situatë të sikletshme.
Melek, i cili fitoi për herë të parë një çmim Oscar, u rrëzua nga shkallët teksa po largohej nga skena.
Por reagimi i të pranishmëve ka qenë i mënjëhershëm, pasi janë afruar ta ndihmojnë, madje në sallë ka ardhur edhe ndihma e shpejtë.