Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Albert Halilajt si kryebashkiak i Kukësit për zgjedhjet që u mbajtën më 24 shtator.
Kujtojmë se, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Albert Halilaj ka siguruar 13025 vota, ndërsa Emri Vata 7431 vota.
Në këto zgjedhje të pjesshme socialistët arritën të marrin 1393 vota më shumë se katër muaj më parë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, ku fitues doli Safet Gjici, i cili u detyrua të japë dorëheqjen pas skandalit seksual në zyrën e tij në bashki.
