Bernard Shaland sigurisht që ka qenë më i lehtësuar për fitores 4-0 me të cilën skuadra e tij nisi vitin duke mposhtur Lituaninë. Por trajneri ka pranuar pas sfidës së sotme se nuk është plotësisht i kënaqur me atë që ka parë në fushën e lojës nga ekipi i tij dhe ka paralajmëruar se me një lojë të tillë nuk ecet përpara në ndeshjet ndërkombëtare.
“Unë mendoj se ka qenë shumë e rëndësishme të fillohet me një ndeshje të mirë sepse viti i kaluar ka qenë jo i mirë. Ne kemi luajtur një lojë interesante, por nuk jam i kënaqur me mënyrën se si jemi mbrojtur, i kemi dhanë shumë hapësirë kundërshtarit. Nëse mendojmë për Suedinë, duhet të gjejmë balancim më të mirë.
Në pjesën e parë kemi provuar shumë, na duhet një efikasitet më i mirë sepse kur kemi kundërshtarë më të forte, duhet efikasiteti. Jo, nuk mund të luajmë kështu me Suedinë, janë më fizikë ata, duhet të bëjmë më shumë në mbrojtje dhe ne gjithashtu kemi humbur shumë topa”, ishte kritika e Shaland pas fitores 4-0 të ekipit të tij.