Manchester United u rikthye te fitorja në Premier Ligë, teksa mposhti Tottenham e Antonio Kontes, me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 12-të. Fragmenti i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në 45 minutat e dyta, vendasit arritën të shënonin 2 herë.
Më konkretisht në minutën e 47-të, ishte braziliani Fred, që përshëndeti rrjetën pas asistim të Sanços. Për golin e qetësisë mendoi kapiteni Bruno Fernandez në minutën e 69-të. Ylli portugez Christiano Ronaldo nuk u preferua asnjë minutë në këtë përballje nga trajneri Ten Hag, duke e ndjekur sfidën nga stoli.
Humbja ndaj United ishte e dyta në 11 javë për skuadrën e Totenhemit që renditet në vendin e 3-të me 23 pikë, ndërkohë që United ka 19 pikë dhe një ndeshje më pak. Sfidën e radhës Tottenham do e luajë në shtëpi ndaj New Castle, ndërsa United do të jetë mysafir në Londër ndaj Chelsea.