Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon 12 vjet burg, OKB i kërkon Bjellorusisë të rrëzojë akuzat

21:45 / January 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
66d21e1fe7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut i ka bërë thirrje qeverisë së presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, që të rrëzojë akuzat penale kundër fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Ales Bialiatski dhe ta lirojë atë menjëherë.

Zoti Ales Bialiatski doli para gjyqit të enjten në kryeqytetin Minsk, nën akuza që aktivistët e të drejtave të njeriut i konsiderojnë gjerësisht të manipuluara. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 12 vjet burg.

Dy përfaqësues të tjerë të organizatës së tij, Qendra për të Drejtat e Njeriut Viasna, janë gjithashtu në gjyq dhe mund të përballen me dënime të gjata me burg. Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence, thotë se zyra e tij ka shqetësime serioze lidhur me zhvillimin e gjyqit ndaj tyre.

“Të tre ata janë në mesin e qindra të arrestuarve pas një shtypjeje të dhunshme të protestave antiqeveritare në vitin 2020”, tha zoti Laurence. “Bëjmë thirrje që të rrëzohen akuzat kundër tyre dhe të lirohen menjëherë”.

Zoti Bialiatski së bashku me organizatën ruse të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe organizatën ukrainase të të drejtave të njeriut “Qendra për Liritë Civile” fituan çmimin Nobel për paqen në vitin 2022. Zoti Bialiatski nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në tetor pasi ishte në qeli.

Zëdhënësi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence thotë se zoti Bialiatski dhe kolegët e tij janë ndaluar nën akuzat për financimin e protestave kundër qeverisë dhe për shkeljen e rendit publik.

“Nuk jam avokat, kështu që nuk mund të futem në detaje teknike lidhur me ligjet në bazë të cilave janë ngritur akuzat kundër tyre”, tha zoti Laurence. “Mjafton të thuhet se ne i konsiderojmë arbitrare këto arrestime. Akuzat janë thjesht të motivuara politikisht”.

Zoti Laurence theksoi se zyra e të drejtave të njeriut dhe njësia e procedurave speciale po ndjekin nga afër rastin në fjalë./ Voa

Bjellorusisë Nobel për Paqe okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.