Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe rrezikon deri në 12 vjet burg

18:01 / January 5, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri në 12 vjet burg në një rast që aleatët e tij e shohin si ndëshkim politik për punën e tij për të drejtat e njeriut.

60-vjeçari, i cili bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna”, është një nga qindra aktivistët bjellorusë që u burgosën gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare që shpërthyen në verën e vitit 2020.

Zoti Byalyatski, i cili në tetor ndau Çmimin Nobel për Paqe me grupin rus të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, u arrestua në vitin 2021 së bashku me dy bashkëpunëtorë të organizatës “Viasna”.

Treshja përballet me dënime nga shtatë deri në 12 vjet burg për akuzat e financimit të protestave dhe kontrabandës së parave. Zoti Byalyatski nuk i ka komentuar publikisht akuzat dhe avokatit të tij i është ndaluar të zbulojë informacione për rastin.

Pamjet televizive nga salla e gjyqit treguan tre të pandehuerit të ulur në stola brenda një kafazi metalik, të lidhur me pranga dhe në heshtje ndërsa nisi procesi.

Një aktivist i katërt i të drejtave të njeriut, që u largua nga Bjellorusia, po gjykohet në mungesë për të njëjtën çështje.

Organizata “Viasna” tha në rrjetin social “Twitter” se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht në vend të rusishtes dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Byalyatskit për një përkthyes. Gjyqi gjithashtu nuk mori në shqyrtim kërkesën për heqjen e prangave.

Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda.

Organizata “Viasna” luajti një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë të cilët u burgosën gjatë protestave masive që nisën kur udhëheqësi, Alexander Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, pretendoi fitoren në zgjedhjet e vitit 2020.

“Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut ‘Viasna’ për viktimat e persekutimit me motive politike”, u shpreh grupi përmes një deklarate.

Zoti Byalyatski dhe kolegët e tij konsiderohen si “të burgosur politikë” nga aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut. Ata thonë se në burgjet e Bjellorusisë mbahen rreth 1,500 të burgosur politikë.

Sipas tyre, që nga viti 2020, rreth 50,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, ose pse kanë kritikuar autoritetet./ Voa

12 vjet burg nobel paqe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.