Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fituesi olimpik rrëfen se është trafikuar ilegalisht në Britani të Madhe

20:58 / July 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mo Farah
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mo Farah ka zbuluar se kur ishte fëmijë, e sollën ilegalisht në Britani dhe e detyruan të punonte si shërbyes shtëpiak. Ylli olimpik i ka rrëfyer “BBC” se atij iu vendos emri Mohamed Farah nga njerëzit që e morën prej Djibouti. Emri i tij i vërtetë është Hussein Abdi Kahin.

Në moshën 9-vjeçare, një grua që ai nuk e njihte e mori nga shteti afrikano-lindor dhe e detyroi të kujdesej për fëmijët e një familjeje. “Për vite të tëra jam përpjekur ta bllokoj. Por mund ta bësh vetëm për një kohë të caktuar”, thotë atleti.

Më parë, ai ka thënë se ka ardhur si refugjat nga Somalia bashkë me prindërit e tij. Por në dokumentar, ai shprehet se prindërit e tij nuk kanë qenë kurrë në Britani, nëna dhe dy vëllezërit e tij jetojnë në Somaliland.

Gruaja që e solli në Britani i tha se ai do të shkonte në Europë për të takuar të afërmit e tij. “Nuk kisha hipur kurrë më parë në një avion”, rrëfen ai emocionin si fëmijë. Gruaja i kishte thënë se emri i tij ishte Mohamed. Ajo kishte dokumente false udhëtimi, me foton e tij krah emrit “Mohamed Farah”.

Kur mbërritën në Britani, gruaja e mori në apartamentin e saj dhe i shkuli nga duart një letër që mbante të gjithë emrat dhe numrat e kontakteve të njerëzve të tij të afërt. “Përpara syve të mi, ajo e grisi dhe e hodhi në kosh. Aty e kuptova që isha në telashe”.

Mo punoi për vite me radhë në një familje, ndërsa gruaja “i kërkoi të mos tregonte asgjë nëse donte ta shihte sërish familjen e tij”. Në fillim familja nuk e regjistroi në shkollë, por në moshën 12-vjeçare atij iu lejua ndjekja e saj, kurse stafit iu tha se ishte refugjat nga Somalia. Kujdestarët e tij nuk ndiqnin asnjë ngjarje të tij shkollore apo takim me prindër.

Mësuesi i fiskulturës, Alan Watkinson vuri re një ndryshim tek ai kur u gjend për herë të parë në fushën e vrapimit. “Gjuha e vetme që ai arrinte të kuptonte ishte fiskultura dhe vrapimi”, thotë mësuesi. Me kalimin e kohës, Mo i besoi mësuesit identitetin e tij të vërtetë dhe rrjedhimisht,  Shërbimet Sociale e transferuan në një familje somaleze.

“Më mungonte familja ime e vërtetë, por prej atij momenti gjithçka u bë më mirë. Ndjeva sikur një peshë u largua nga supet e mia dhe u ndjeva si vetja. Ky ishte momenti kur Mo nisi të shfaqej, Mo-jja i vërtetë”,  thotë Farah.

britani e madhe fituesi olimpik trafikim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.