TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Gentian Zenelaj dedikim emocionues për djalin e tij

18:10 / August 16, 2022

Iku nga ‘Tv Klan’ bashkë me të shoqin, ja ku do ta shohim aktoren e njohur

18:03 / August 16, 2022

Berisha dhe Meta sfidojnë publikisht njëri-tjetrin, mesazhet që postuan në rrjete sociale

17:50 / August 16, 2022

Video / Momenti kur burri përleshet me peshkaqenin

17:45 / August 16, 2022

Dy humbje jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, MSH: 712 qytetarë të infektuar

17:38 / August 16, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

Fituesi olimpik rrëfen se është trafikuar ilegalisht në Britani të Madhe

20:58 / July 12, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mo Farah ka zbuluar se kur ishte fëmijë, e sollën ilegalisht në Britani dhe e detyruan të punonte si shërbyes shtëpiak. Ylli olimpik i ka rrëfyer “BBC” se atij iu vendos emri Mohamed Farah nga njerëzit që e morën prej Djibouti. Emri i tij i vërtetë është Hussein Abdi Kahin.

Në moshën 9-vjeçare, një grua që ai nuk e njihte e mori nga shteti afrikano-lindor dhe e detyroi të kujdesej për fëmijët e një familjeje. “Për vite të tëra jam përpjekur ta bllokoj. Por mund ta bësh vetëm për një kohë të caktuar”, thotë atleti.

Më parë, ai ka thënë se ka ardhur si refugjat nga Somalia bashkë me prindërit e tij. Por në dokumentar, ai shprehet se prindërit e tij nuk kanë qenë kurrë në Britani, nëna dhe dy vëllezërit e tij jetojnë në Somaliland.

Gruaja që e solli në Britani i tha se ai do të shkonte në Europë për të takuar të afërmit e tij. “Nuk kisha hipur kurrë më parë në një avion”, rrëfen ai emocionin si fëmijë. Gruaja i kishte thënë se emri i tij ishte Mohamed. Ajo kishte dokumente false udhëtimi, me foton e tij krah emrit “Mohamed Farah”.

Kur mbërritën në Britani, gruaja e mori në apartamentin e saj dhe i shkuli nga duart një letër që mbante të gjithë emrat dhe numrat e kontakteve të njerëzve të tij të afërt. “Përpara syve të mi, ajo e grisi dhe e hodhi në kosh. Aty e kuptova që isha në telashe”.

Mo punoi për vite me radhë në një familje, ndërsa gruaja “i kërkoi të mos tregonte asgjë nëse donte ta shihte sërish familjen e tij”. Në fillim familja nuk e regjistroi në shkollë, por në moshën 12-vjeçare atij iu lejua ndjekja e saj, kurse stafit iu tha se ishte refugjat nga Somalia. Kujdestarët e tij nuk ndiqnin asnjë ngjarje të tij shkollore apo takim me prindër.

Mësuesi i fiskulturës, Alan Watkinson vuri re një ndryshim tek ai kur u gjend për herë të parë në fushën e vrapimit. “Gjuha e vetme që ai arrinte të kuptonte ishte fiskultura dhe vrapimi”, thotë mësuesi. Me kalimin e kohës, Mo i besoi mësuesit identitetin e tij të vërtetë dhe rrjedhimisht,  Shërbimet Sociale e transferuan në një familje somaleze.

“Më mungonte familja ime e vërtetë, por prej atij momenti gjithçka u bë më mirë. Ndjeva sikur një peshë u largua nga supet e mia dhe u ndjeva si vetja. Ky ishte momenti kur Mo nisi të shfaqej, Mo-jja i vërtetë”,  thotë Farah.

britani e madhe fituesi olimpik trafikim
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Video / Momenti kur burri përleshet me peshkaqenin

17:45 / August 16, 2022

Zbulohet data e shortit për fazën e grupeve të Champions League

16:48 / August 16, 2022

Ndikimi i krizave tek të rinjtë

16:30 / August 16, 2022

Shqiptarët rrëmbejnë nënën me katër fëmijë për qëllime prostitucioni, statusi në “Facebook” i shpëton jetën

16:19 / August 16, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Berisha dhe Meta sfidojnë publikisht njëri-tjetrin, mesazhet që postuan në rrjete sociale

17:50 / August 16, 2022

Dy humbje jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Shqipëri, MSH: 712 qytetarë të infektuar

17:38 / August 16, 2022

Gjendet i vdekur një 40-vjeçar në Vlorë

17:33 / August 16, 2022

Spartak Ngjela: Ka prova për Sali Berishën, ndaj tij do të fillojë procesi penal, shtatori vjen me ngjarje të reja

17:00 / August 16, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Gentian Zenelaj dedikim emocionues për djalin e tij

18:10 / August 16, 2022

Iku nga ‘Tv Klan’ bashkë me të shoqin, ja ku do ta shohim aktoren e njohur

18:03 / August 16, 2022

Berisha dhe Meta sfidojnë publikisht njëri-tjetrin, mesazhet që postuan në rrjete sociale

17:50 / August 16, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.