Edhe pse shumë pak herë ka folur rreth babait të saj, Ronela Hajati gjithmonë e ka përmndur me krenari babain e saj të ndjerë. Sot, i ati i artistes bën 9 vjet që është larguar nga kjo botë dhe këngëtarja nuk ka harruar ta kujtojë atë me disa fjalë prekëse dhe mjaft domethënëse. “Nëntë vite pa ty babush! Tani vitet po bëhen thjesht numër, po sa na mungon ti e di sepse je me ne çdo ditë”.
Sjellim në vëmendje se kur Ronela fitoi Festivalin e Këngës, ajo u shpreh se çmimin i’a dedikonte babait të saj të ndjerë.
“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar.”, tha ajo.

