“Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Shumë njerëz më janë hedhur në fyt dhe thonë që u rri në Kuvend për time më, ato , që më janë hedhur si ujqër sot e morën përgjigjen.”
Me këto fjalë e nisi deputetja e opozitës, Rudina Hajdari fjalën e sotme në Kuvend.
Ndër të tjera Hajdari u shpreh se “unë besoj te Reforma në drejtësi, kur e them për time më unë e them për të gjithë dhe nuk rri këtu për interesat e familjes sime”
Fjalimi i deputetes së opozitës ka tërhequr edhe vëmendjen e Zv.Kryeministrit, Erion Braçe, i cili përmes një statusi të gjatë në rrejtet sociale ka ndarë me publikun mendimin e tij në lidhje me qëndrimin e deputetes Hajdari duke u shprehur se “ajo qe sot deshmoi forcen e saj; Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!”
STATUSI I PLOTË:
Une nuk jam mik me RUDINA HAJDARIN!
Kur me babain e saj te ndjere ndanim Kuvendin ajo ishte e vogel.Kur ai nuk ishte me e une vijova ne Kuvend, ajo ndiqte rrugen e saj te edukimit dhe jetes ne SHBA.
Ndajme ideologji te ndryshme, nuk mendojme njesoj, jemi kundershtare per kete! Por sot njoha nje ane te forte te saj;
TE QENIT PARIMORE, PERTEJ INTETESIT TE CASTIT, PERSONAL, FAMILJAR! Nuk eshte e thjeshte te mbash nje qendrim te tille;NDAJ NUK E KENI PARE KURRE DERI TANI NE KUVEND!
Nje njeri i forte qe beson ne parime mundet te bej kete!
E cmoj Rudinen per kete. Kur per kaq muaj rreshtm, nen sulme personale qe ta shpifnin, nuk besova se do rezistonte, do qendronte, edhe si grua natyrisht. Por ja qe sot deshmoi forcen e saj; Mposhti gjithe llumin burreror qe e luftoi personalisht, ne piken e dobet, nenen!
I MUNDI PERSERI! Eshte #DREJTESIA qe te ben te forte; #DREJTESIA frymezon!
#DREJTESIAERE E BARABARTE, FUNKSIONALE, EFIKASE, E PAVARUR, E PASTER,
ESHTE ME SHUME SE CDO GJE, ESHTE NGJITESE ME BESONI!
Prej themelimit te shtetit shqiptar, cdo rregjim beri drejtesine politike e te korruptuar
te udheheqesit, kurre drejtesine e barabarte per te gjithe! Tani eshte koha per #DREJTESINEERE! 100 vite shkuan pa te;
KY ESHTE SHANSI UNIK I 100 VITEVE KU KEMI HYRE!
