Moderatorja i është përgjigjur disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke shuar kështu sado pak kuriozitetin e tyre.
“Si reagon kur njerëzit të sulmojnë? A thua ua ke për borxh!”, shkruante një prej ndjekësve të Ponarit.
“Më dhimbsen, sepse e di që janë njerëz që ndihen të vegjël, të palumtur dhe atë pak “fuqi”, “liri” që u japin rrjetet sociale e keqpërdorin. Është si puna e qenit kur lirohet nga zinxhiri, që s’di nga t’ia mbajë më përpara”, është përgjigjur Fjoralba në ‘Instastory’.

