Një vatër zjarri është aktivizuar në Qafëpanjë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet zjarri ka rënë në një sipërfaqe luadhi ndërsa ende nuk dihet se sa sipërfaqe është përfshirë nga flakët pasi forcat zjarrfikëse nuk kanë mbërritur akoma në vendngjarje.
Të angazhuar janë punonjës të zjarrfikës dhe punonjës së pyjores së bashkisë Pogradec.
Për shkak të terrenit të thyer malor mjete zjarrfikse nuk depërtojnë dot në brendësi të pyllit.