Nga Ylli Pata
Nuk ka dyshim që e gjithë kjo lëvizje e nisur tashmë objektivin e parë ka Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili ka marrë vendimet për të hapur rrugë investimit të Zvërnecit.
Por përtej Edi Ramës, i cili ka marrë në shpatullat e tij mbajtjen e kësaj beteje politike, duke parë axhendën e përhapur të kësaj lëvizjeje, ajo duket një template i njohur color revolution-s, por që objektivin e ka në Uashington.
Përhapja mediatike, përfshirja politike, axhenda e një diskutimi polarizues e kthen çështjen e protestave të Zvërnecit, që si logo kanë zgjedhur Lelekun e tij apo Flamingon ngjyrë ping që po zotëron rrjetin global, qartësisht është një axhendë.
E cila si të gjithë motrat e bijat e saj(edhe ne në Shqipëri kemi pasur një shemër në 2002-2003) ku gëlojnë fondet pa limit të organizatave të shoqërisë civile, do të ketë fazat e saj, përkatësisht betejat e saj.
Siç është shpallur tashmë, axhenda e “Flamingo Revolution” përveç Tiranës, apo qyteteve të tjera të Shqipërisë, do të kenë edhe të tilla të ngjashme sidomos në Gjermani, Greqi, edhe disa qytete të tjera europiane, ç’ka i jep një sens logjikës së një beteje politike të madhe.
E cila ka logjikë përtej Edi Ramës, i cili është në mandatin e katërt të tij, e largimi i tij nuk përbën një emergjencë politike, pasi axhenda e kryeministrit shqiptar nuk i ka rënë ndesh BE-së apo ndonjë kancelarie të rëndësishme për tu bërë shënjestër e pushteteve të forta.
Por duket gjithçka ka ndryshuar nga një vendim i fortë i Edi Ramës, i cili nuk është marrë fët e fët, ngase gjasat janë se është pjekur me disa vite, për një megaprojekt në Gjirin e Vlorës. Ku ka kanë hyrë emra të rëndë të financës dhe ekonomisë botërore dhe pushtetit më të fuqishëm të botës.
Natyrisht ky deal nuk mund të jetë as një mendim i nxituar axhamish apo qëndrimesh emocionale, bëhet fjalë për 4 miliard euro, që përbën çerekun e buxhetit vjetor të shtetit e një incentiv që ka tronditur gjithë konkurrencën në Mesdhe.
Edi Rama, tashmë ka hyrë në betejë, e gjasat janë që e konsideron për jetë a vdekje. Përplasja e mbrëmshme me CNN ishte një ngjarje politike në Amerikë. Tashmë, sipas të gjitha gjasave, kokat e Partisë Demokratike Amerikane që kanë shkuar shumë majtas prej kohësh, e shohin kryeministrin shqiptar, një eksponent të MAGA-s edhe pse dikur e quanit të tyret. E në të vërtetë polemika në CNN u komentua pikërisht kështu.
Sipas të gjitha gjasave, demokratët, do ta përdorin rastin e Zvërnecit si një casus belli për një betejë impeachmenti ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit në nëntor.
E siç ka ndodhur gjithmonë, apo shpesh, aleatët e tyre europian që kapin kosmosin politik nga demokristianët e deri te socialdemokratët janë futur në llogoren e luftës. Siç ndodhi në 2021 në Kosovë me Hashim Thaçin e krerët e tjerë të UÇK-së, të cilët ishin kurban e një lufte më e madhe se ata. Luftë që solli në pushtet Albin Kurtin. i cili, edhe pse me ndrojtje, po bën çmos të tregojë se është në llogoren e Flamingo Revolution-s.
Duket se Zvërneci po bëhet një shesh i betejës antike ndërmjet Çezarit dhe Pompeut, të cilët ishin homologë te betejës së Spartës me Athinën.
Beteja pritet të jetë e ashpër, ndoshta Flamingo Revolution, ja del qoftë edhe me Ramën apo me Trump. Ama Zvërneci, duan apo s’duan ata që janë kundër investimit 4BN, do të mbetet si këngë e një sheshi epic beteje. Si Palasa që ka mbetur si shesh i sherrit antik. Kushedi kush oligark do ta marrë këtë markë pas disa vitesh, e ta këndojë si këngë melankolike me buzuk: lot e qyrre…
