Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Flamurtari në greminë, drejtuesit “gjejnë zgjidhjen” në kafene

11:17 / June 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamurtari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situatat absurde të Flamurtari shtohen dita-ditës por askund në horizont nuk shihet zgjidhja e problemeve madhore që ka klubi. Mospagesa detyrimesh që shpejt mund të shoqërohen me penalizime të rënda sportive, arrati masive nga Vlora e lojtarëve si dhe asnjë sinjal se gjërat mund të ndryshojnë. Pak a shumë kjo është situata kaotike në Vlorë ku zgjidhja që drejtuesit e klubit dhe të pushtetit vendos kanë menduar është një… kafe.

Futbollistët e Flamurtarit nuk kanë ndër mend të qëndrojnë duarkryq duke shpresuar që sezonin e ardhshëm të paguhen nga klubi i cili nuk i ka shlyer prej shumë muajsh detyrimet që ka ndaj tyre. Si rrjedhojë, pjesa më e madhe e lojtarëve janë larguar apo do të largohen drejt ekipeve të tjera të cilat kanë nuhatur se sa e lehtë është t’u rrëmbesh vlonjatëve futbollistët në këto momente.

Për më tepër, të gjithë me dokumente në duar kërkojnë që të paguhen tashmë në një mënyrë apo një tjetër nga klubi i cili i mbajti me premtime boshe gjatë gjithë vitit ku ata si profesionistë të vërtetë luftuan deri në fund dhe arritën deri aty sa në teori siguruan edhe pjesëmarrjen në Europë.

Por lëvizja e vetme që ka bërë klubi në këtë periudhë ka qenë organizimi i “një kafe mes miqsh”. Kështu, administratori Idrizi është takuar në një lokal të kryeqytetit me kryebashkiakun Leli, duke ftuar edhe figura të shquara të sportit vlonjat. Shumë diskutime si të zgjidhen çështjet që shqetësojnë klubin, por asnjë lëvizje konkrete për këto zgjidhje, ndërsa Flamurtari rrezikon seriozisht që sezonin e ardhshëm ta nisë me shumë pikë minus nga detyrimet e shumta që ka, gjithmonë nëse do të arrijë të regjistrohet në kampionat.

flamurtari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.