Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Flasin rusët që folën me Zaev: E bëmë për qejf, t’i tallnim pak, kemi telefonuar edhe Haradinajn

21:47 / July 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas telefonatave që shkaktuan aq shumë turbullira në Ballkan, flasin për herë komedianët që u tallën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev.

Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej thanë se u mërzitën dhe se prandaj vendosën që të publikonin videot.

“Ne e zgjodhëm atë sepse e dëgjuam deklaratën e tij se Rusia po tenton të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë, dhe se po tenton ta parandalojë aderimin e Maqedonisë në NATO. E më pas dëgjuam se Rusia ka organizuar protesta vitin e kaluar, kështu vendosëm ta telefonojmë. Arritëm ta kontaktojmë dhe më pas e kuptuam se ai dëshiron të vazhdojë të flasë me ne. Menduam se nuk do të marrim asgjë interesante nga ai, dhe u lodhëm duke folur me të dhe ashtu…”

Por Aleksei ka rrëfyer se ndër “viktimat” e dyshes është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Ne nuk jemi specialiste për çështjen e Ballkanit! Kemi udhëtuar në Ballkan dhe kemi dëgjuar shumë gjëra. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, do të jenë dhe janë miq tanë sepse ashtu duan popujt tanë. Sa i përket problemeve… Ne nuk kemi shkaktuar probleme me asnjë shtet zyrtarët e të cilëve i kemi tallur. Kemi tallur edhe kryeministrin e Kroacisë, të Kosovës dhe shumë persona tjerë”.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

haradinaj komedianet rus telefonuan zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.