Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet kushëriri i 17-vjeçarit që ekzekutoi hasmin e babait: Ia vranë për një dhi

16:52 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Florian Pervathi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kushëriri i 17-vjeçarit, i cili ekzekutoi 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj ka folur për ngjarjen e rëndë për të cilën u hakmor Florian Përvathi.

Kushëriri i Florianit foli në “Shqipëria Live” duke treguar se babain ia vranë për një dhi, por djali nuk e pa këtë skenë. Megjithatë ishte në shtëpi kur nëna e tij u vetëhelmua pasi mësoi se të shoqin ia kishin vrarë.

Kushëriri i Florian Përvathit: “Kam qenë i pranishëm kur u vra Gjon Përvathi. Ngjarja ndodhi për një dhi që dëmtonte kopshtin. Dhia ka qenë e Ndue Lekgjonajt. Pasi i ka shkuar 2-3 herë ta porosisë, në nerva e sipër, Gjoni ka gjetur një dhi, e ka prerë dhe e ka lënë aty. Për atë dhi të vrarë, Gjoni ka bërë 1 vit e gjysmë burg. Pasi ka dalë nga burgu, ka nisur debati me Lazer Lekgjonajt. Ai ka hyrë brenda dhe më pas ka dalë Ndue me çifte, ka vrarë e Gjonit, plagosjen e kushëririt të Gjonit.

Aso kohe, Floriani ka qenë 4 vjeç. Nuk e ka parë atë skenë. Ka qenë vetëm djali i madh. Nga ajo ngjarje, Flori nuk mbante mend asgjë. Kur ka vrarë nëna veten, ka qenë në shtëpi se ishte vonë, pasdite.”

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth një muaj më parë në fshatin Manati të Lezhës. 17-vjecari ka qëlluar me armë 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj duke e lënë të vdekur në vend.

Lekgjonaj humbi jetën menjëherë, ku disa plumba e kishin prekur në pjesë të ndryshme të trupit. Pas aktit 17 vjeçari është vetëdorëzuar në komisariat së bashku me armën me të cilën kreu edhe krimin. Menjëherë policia ka kryer dhe kontroll banese në shtëpinë e autorit, ku u gjet dhe një tjetër armë, tip pushke artizanale.

Pikënisja e konflikteve mes dy familjeve është viti 2009 për shkaqe pronësie ku vëllai i Lekës, Ndue Lekgjonaj ka vrarë babain e autorit të ngjarjes. Gjon Pervathi mbeti viktimë e një atentati me kallashnikov 13 vite më parë. Ai ishte duke lëvizur ne rrugën e vjetër qe te dërgon ne Milot së bashku me djalin e tij Danielin dhe kushëririn Gjergjin, ku dhe këta të fundit kanë mbetur të plagosur.

Pak ditë pas krimit, Ndue Lekgjonaj u dorëzua në polici, ku pranoi dhe autorësinë e krimit. Konfliktet mes dy familjeve vazhduan, ku historia u përsërit sërish.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.