Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet mamaja e kenianes që u vra: Askush nga Shqipëria nuk më ka telefonuar për ecurinë e hetimeve! Dua drejtësi

17:04 / March 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Keniane 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Dua drejtësi për Joy-n”…këto fjalë janë ngulur thellë në mendjen dhe shpirtin e nënës së të resë keniane e cila vdiq në rrethana misterioze teksa ishte duke punuar në një kazino në Shqipëri. Në një intervistë në Report Tv, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur vajza e saj ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”.
Gazetari: Çkemi Ruth?!

Ruth Abongo: Çkemi?!
Gazetari: Si je?
Ruth Abongo: Jam mirë!
Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?
Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!
Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin. Ti na dërgove një video në spital në Kenia dhe the se Joy ishte mirë, po përmirësohej, çfarë ndodhi relisht?
Ruth Abongo: Kishte dëmtim në tru, ajo ka qenë shumë sëmurë, ti e di këtë…
Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?
Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq
Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?
Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!
Gazetari: Po ambsadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?
Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta
Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?
Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!
Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?
Ruth Abongo: Po
Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?
Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…
Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?
Ruth Abongo: Jo, asgjë!
Gazetari: Për sa kohë ti dëshiron të vazhdosh të lufosh për drejtësi…
Ruth Abongo: Jo, vetëm kam folur me avokatin e Joy-t
Gazetari: Çfarë ju ka thënë
Ruth Abongo: Kur të jem gati do jua dërgoj…

Ruth Abongo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.