Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Flet mbrojtësi i ri i Partizanit, Dominguez: Theva rekord, dua historinë në Europë

08:44 / February 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dominguez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Roberto Dominguez ka qenë e papritura e madhe e Partizanit në ditën e fundit të merkatos së futbollistëve. Mbrojtësi i përfaqësueses së Salvadorit, ka nënshkruar me të kuqtë për 6 muajt e ardhshëm, me shpresën që të sigurojë qëndrimin e mëtejshëm në këtë ekip dhe siç tregon ai vetë, për të realizuar një objektiv të rëndësishëm si pjesëmarrja në një turne ndërkombëtar europian.

Dominguez vjen nga radhët e Bolivar, ku është përfaqësuar pozitivisht dhe shkroi historinë, duke u bërë lojtari i parë nga Salvadori që shënonte në fazën finale në Kupën Libertadores. Tani, ai dëshiron që të përsëritë veten edhe në Kupat e Europës, siç tregoi në një intervistë para nisjes drejt Tiranës.

“Besoj se kam bërë një punë të mirë te Bolivar dhe mendoj se kjo me ka ndihmuar që të kem këtë mundësi. Jam i lumtur për mundësinë që m’u dha për të shkuar në Shqipëri. Ka shumë njerëz që janë të lumtur për këtë lajm, sidomos familja ime”, tha lojtari i cili shpjegoi se si kishte lindur marrëvehja me të kuqtë

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Selvin (përfaqësuesi i lojtarit), ishte në kontakte me një menaxher atje, u koordinuan, arritën një akord me klubin dhe falë Zotit sot udhëtoj për atje.

Mendoj se kemi një objektiv të bukur. Nuk përfaqësoj vetëm Roberto Dominguez, por të gjithë Salvadorin. Mendoj se kjo e vendos para një përgjegjësie të madhe një futbollist, dëshira për të përfaqësuar mirë vendin tënd dhe të mund të luajmë aktivitete të reja për ne si popull. Unë arrita të thyej një rekord dhe tani shpresoj që të kualifikohem në një aktivitet euriopian shumë më të rëndësishëm”, tha futbollsiti në fjalët e tij.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Meritonim fitoren, edhe pse me 10 lojtarë”/ Maran e ka me arbitrin pas humbjes: Na penalizuan disa vendime të pakuptimta

17:54 / October 3, 2026

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.