Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flet nëna e Lear Kurtit: Ishte i grushtuar dhe i dhunuar. E parandjente nga do t’i vinte e keqja

13:55 / October 23, 20226 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1666526845xnena 401
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e Lear Kurtit ka thyer heshtjen dhe ka folur për ngjarjen tragjike, të vdekjes të të birit në duart e Policisë së Shtetit. Fatmira Mustafaj tregon se djali është dhunuar dhe se ajo i ka parë shenjat.

“Ishte i mavijosur, një e qepur nallbançe. Kam parë një tmerr. Supozimet e mia janë këto që është i dhunuar. Seç nxjerrin këto kjo është e pabesueshme. Nuk e di, se janë të rinj, por kur e ndjejnë se ndiqen e hedhin, dhe jo të thonë se e ka gëlltitur. Pashë se kishte hematomë, ai është i grushtuar i sulmuar, edhe atë të kokës që kanë bërë ai ka marrë goditje të tmerrshme. Kam folur dje në darkë më një shokun e tij, edhe ai ishte i shokuar, Personin që rrinte me Learin e njihja. Se ka parë ngjarjen nuk e di. Por si nënë unë di të them se ai ka ikur i dhunuar. Unë këtë di të them, kanë frikë të rinjtë, shikojnë orën dhe thonë o bo bo. kjo lagja jonë është e sulmuar . Unë nuk hedh supozime, por me shenjat që kam parë di të them se dhunuar tmerrësisht”,-tha për “News 24”.

Kur keni biseduar për herë të fundit me Learin?

Ishte ora 11 pa pak dhe i thashë “hajde mi nën se u bëmë për mall”. Më tha do vij. i thashë “a ta vë dushin?”. Jo më tha se jam i pastër dhe do sjell një gjë. i thashë nuk dua asgjë, vetëm të jesh mirë. E pyeta a je brenda në shtëpi se “ti e di si është nata”. Mos ki merak më tha “nesër do rri gjithë ditën me ju”. E kam bërë gjumin copa copa.

Biseda ka qenë natën që ndodhi ngjarja. Cfarë ndodhi më pas? Kush iu informoi?

Shokët e Learit më thanë hajde. U thashë “mos më thoni që është në burg ose në spital”. Më morën dhe shkuam te Spitali Ushtarak. Kur shkuam atje pyeti burri dhe i thanë nuk kemi njeri me këtë emër. Pastaj shkuam te morgu.

Pse shkuat te morgu?

Atje më çuan këta se mua nuk më thonin gjë. Burri ndërkohë e kishte marrë vesh. Nga 11 pa pak që fola me Learin, në 11 e pak ai ka ndërruar jetë. Atje u bëra keq si çdo nënë. Më thanë që është në morg dhe u thashë “nuk na lënë me e pa?”. Më thanë është në gjendje kome. i thashë që dua ta shikoj. Shkoi dhe burri deri poshtë, por ishte e rrethuar me policë.

Arritët ju ose bashkëshorti që ta shikonit trupin e Learit?

Fare, fare. Në ato momente humba ndjenjat. Nuk e di se sa kam qëndruar shtrirë. Ishte ora 3 dhe Leari kishte ndërruar jetë shumë herët. Më thanë që ka ndërruar jetë djali. Nuk e mendoja kurrë, ai ka qenë shumë i fortë. Ai nuk ishte vetëm, çuni im, ishte çuni i gjithë Tiranës se vetëm mirë bënte. Edhe për sëmundjen që kam dëgjuar nëpër lajme, nuk e di pse thonë kështu gjërash, por ai gëzonte një shëndet të plotë. Nuk kemi pasur asnjë recetë, asgjë. Vetëm kur e regjistrova te Tajvani për badigard, i kam hapur një kartelë. Dua të them që Leari gëzonte një shëndet të plotë. Hashash pinte, por që të ketë pasur shenja dobësie, apo të këputej jo.

Ju të nesërmen e tërhoqët trupin e pajetë, e hapët arkivolin, e patë djalin?

Unë e hapa, sa e ngrita kapakun u tmerrova. Kishte të qepura nallbançe, ishte i mavijosur. Supozimet e mia janë që ai njeri ishte i dhunuar dhe iku i dhunuar. Se çfarë nxjerrin këta që ka futur qese, është e pabesueshme. Kur e ndjejnë të rinjtë që ndiqen, gjithmonë e hedhin.

Pse thoni që ishte i dhunuar?

Pashë edhe sot që kishte një hematomë. Ishte i grushtuar, i masakruar. Ai ka marrë goditje të tmerrshme.

E keni takuar shokun e Learit që ishte bashkë me të?

Dje në darkë që kam folur i thashë “hajde merr rrobat dhe më sill rrobat e Learit”. Edhe ai ishte i shokuar. E kam parë vetëm në varreza. E njihja personin që rrinte me Learin. Shokët më thonë se ka qenë i shokuar. Unë e di shumë mirë se ai njeri ishte shumë i fortë, përballonte shumë gjëra. Ai ka ikur i dhunuar dhe i tmerruar. Këtu nuk ka shtet, këtu të rinjtë shikojnë orën dhe thonë “bobo”. Leari im nuk e meritonte këtë, vetëm ai e di si iku. Me shenjat që kam parë, ai është i dhunuar.

Keni kërkuar informacion? Keni marrë avokat?

Kemi marrë avokat, janë shokët e djalit që më kanë adresuar. Unë dua të hiqen njollat që kanë vënë mbi djalin tim dhe të kërkohet drejtësia. Pse këta fëmijë i marrin dhe i rrahin, pse nuk prangoshen dhe ti mbajnë brenda. Leari ka ikur i tmerruar prej këtej. Ai ishte njeri që duronte shumë. Edhe pa bukë të ikte, nuk e di ku e gjente gjithë atë forcë.

Ju thatë se kishte shenja, kush dushoni se e ka dhunuar Learin?

Vetëm Policia. Atë e donin të gjithë shokët. Ishte pak nevrik, por shokët ia dinin natyrën dhe e pranonin siç ishte. Leari para 10 vitesh iu mbyll një çështje dhe doli i pafajshëm. i erdhi një letër që duhet të paraqitet në gjyq dhe më tha “duhet me ik jashtë se këta do më plasin brenda”. i thashë rri i qetë se kemi avokat. Më tha “çfarë jete është këtu, ke frikë të dalësh”. Policinë e kishte fobi, e kanë kapur disa herë edhe me shoqen e tij që kishte. Por e ndjente veten të pastër dhe fliste. Ai ishte i dhunuar.

Çfarë kërkoni nga institucionet?

Unë flas dhe ne emër të të gjitha nënave, që çdo të ri që kapin në rrugë, këta policët nuk e di janë të shkolluar, a janë prindër, por i kapin dhe përdorin forcën. Të rinjtë janë të tmerruar dhe prandaj ikin. Policia këtu është bërë e tmerrshme, nuk kanë siguri të rinjtë. Djali më thoshte “mami, po më erdhi e keqja, vetëm nga këta do më vijë”. Më thoshte “nuk më pëlqen kjo botë, ishte njeri me katër gjuhë”. Ai ishte fëmija i gjithë lagjes, të gjithë e donin. Ai nuk e meritonte këtë tmerr.

Keni një apel?

Fëmijët janë të pafajshëm. Të rinjtë e sotëm janë shumë të mirë, por janë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit dhe sidomos në këtë mënyrë.

Ka pasur disa protesta ditët e fundit…

Nuk i kam parë fare. kam qenë shumë i lidhur me çunin. Burrit i thashë “do jemi vetëm ne të dy, unë e di që ai është i dhunuar”. Prandaj kërkova ta shikojmë deri në fund masakrën që i bënë fëmijës.

Lear Kurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.