Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Flet personi që dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin: Postimi nuk kishte lidhje me të

21:00 / November 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Albin Kurti 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“100 mijë euro kush vret Albin Kurtin”, ishte ky postimi në një faqe në internet që alarmoi personelin e sigurisë së kryeministrit të Kosovës, duke shtuar vigjilencën. Por personi që akuzohet se ka publikoi mesazhin kërcënues, ka deklaruar se postimi nuk kishte aspak lidhje me kryeministrin e Kosovës. Për “T7”, Kujtim Kurti ka thënë se postimi i tij ishte thjesht abstrakt dhe se nuk i drejtohej askujt.

 “Albin Kurti ka në gjithë botën dhe janë mijëra njerëz me emrin Albin Kurti apo Kujtim Kurti. Është emër abstrakt, por Policia e Kosovës, njësia antiterrorizëm mendon se unë i jam drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Ky është një gabim i tyre. Kjo është një diktaturë ndaj fjalës së lirë, ndaj mendimit të lirë, me ia ndalu njerëzve që me e shpreh mendimin e tyre ndaj personave të caktuar në shoqërinë tonë. Unë shpreh indinjatën time ndaj sistemit diktatorial që është instaluar në Kosovë përbrenda njerëzve, ndaj mendimit të tyre të lirë dhe shprehjes së tyre kundër ngjarjeve negative që ndodhin në Kosovë. Ky postim është ndaj askujt. Thjeshtë abstrakt. Unë nuk kam cek në postim p.sh kur kryeministri Albin Kurti, apo nuk kam publikuar ndonjë fotografi të kryeministrit Albin Kurti, ose nuk e kam përmendur askund kryetarin e LVV-së. Thjeshtë postimi nuk ka të bëjë aspak me kryeministrin Albin Kurti. Thjeshtë është postim koti. S’ju kam drejtuar askujt”, ka thënë ai.

Teksa u shpreh se jetonte në Gjermani, ai tha se qeveria Kurti po tenton të frikësojë njerëzit me metodat që po përdor.

“Unë jetoj në Gjermani. Jam person publik dhe nuk më kanë shkruar mua por e kanë shqetësuar familjen time pa asnjë arsye. Kjo Qeveria Kurti po tenton që t’i frikësojë njerëzit me këto metoda. Këto metoda janë si të Sllobodan Millosheviqirt që i ka përdorur në vitet e 90’ta që me i frikësuar njerëzit që mos me e dhënë mendimin e lirë”, përfundoi ai.

Kurti mori kërcënimin në rrjetet sociale më 27 tetor dhe për pasojë u rrit edhe niveli i tij i sigurisë. Megjithatë Kurti tha se nuk ndihej i kërcënuar dhe se institucionet e hetuesisë po bënin punën e tyre për të zbuluar nëse kërcënimi ishte apo jo i vërtetë.

Albin Kurti flet kercenoi postimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.