Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Flet vëllai i Admir Murataj: Aleksandrin po e mbajnë peng për Adin. E vërteta e vilës luksoze

12:47 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cen murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Cen Murataj vëllai i Admir Muratajt, të mbetur të vrarë gjatë grabitjes së Rinasit, ka vendosur të flasë për mediat nga shtëpia e tij në Fushë-Prezë.

Ai thotë se policia e ka mbajtur në vëzhgim që nga 2017 dhe habitet me shifrat e publikuara për sekuestrimin e pasurisë së familjes Muartaj. “Ca është kjo shtëpi 3 mln euro, habitemi dhe ne kur e dëgjojmë këtë. Unë flas gjithmonë për hetimet që i kam ndjekur, kam qenë person në hetim, kam qenë në dijeni të dosjes, kam parë të gjitha seancat gjyqësore, për bandën e grabitjes së parë. Asnjëherë nuk kam parë një detaj që të them ku ta gjej veten time. Ka qenë dita e parë e kontrollit tim në 14 shkurt 2017, bujë në televizora, nuk e imagjinoj as dot si mund ta kujtosh të atëhershmen me të tashmen, e tashmja është shumë më e vështirë. Gjithë njerëzit flasin. Ne mundohemi të mbajmë ritmin e qetësisë. Kurse tek policia kam kërkuar sqarime nga 14 shkurti 2017, kam qenë me përplasje me policinë, roje survejime, hyr te dera, dil te dera, përgjimet gjithë ato metodat e policisë. Kam qenë transparent që ditën e parë. U kam thënë te servisi që po qe se ka një detaj që ju shkon mendja që ka pjesë në grabitje puna ime nuk dua asnnjë lloj ….”, ka rrëfyer Cen Murataj për mediat.

Lexo edhe: Në vilën luksoze të Murataj, nga vëzhgonte me dylbi grabitjet e bëra

Ndërkohë që akuzon prokurorinë se po mban peng vëllain tjetër, Aleksandrin, i cili ndodhet aktualisht në burg për grabitjen e parë. “Kam prit nga hetimet, kanë hap kasafortat kanë marrë një shumë 100 dollarë, ka mungesë dokumentacioni. Kemi shkuar vetë në polici për të dhënë sqarime, dhe përfundimisht pas një kohe, një muaj u arrestua dhe vëllai tjetër Aleksandër Murataj i dyshuar për grabitje. Asnjë sqarim. Me dy prokurorët e çështjes, u kam kërkuar personalisht sqarim edhe ka mbetur hetimi aty ku askush në Shqipëri nuk beson, që vëllai im është peng. E mbajtën peng deri sot për Adin (Admir Muratajn), Adi vdiq, të shohim se drejtësia do bëjë ndonjë gjë, por ka ngelë peng i Adit. Tani të shohim ishalla ka drejtësi. Ka prova të pamohueshme se admir murataj ditën e grabitjes ka qenë në operacion”, tha më tej Cen Murataj.

Lexo edhe: Kërkesa e Prokurorisë, ja pronat e Muratajve që kërkohet sekuestrimi


Ai tregon se Admiri ka mbaruar pedagogji dhe ka qenë mësues para se të emigronte në Greqi. Përsa i përket shumave të mëdha të grabitjes Cen Murataj thotë se nuk ka fituar asgjë nga i vëllai. “Çdo vëlla ësht ënë pjesën e tij, jetën e tij, aktivitetin e tij”, tha ai.

Aleksandrin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.