U bë kohë tashmë që qarkullojnë thashetheme se 2 moderatoret, Fjoralba Ponari dhe Arbana Osmani nuk shkojnë me njëra tjetrën dhe se ishin zënë. Megjithatë, veprimi i fundit i Arbanës nuk le shkas për të besuar se ka patur ndonjë konflikt.
Jo pak herë kanë dalë fjalë se dy vajzat kanë debatuar ashpër mes tyre në ambientet e televizionit ku punojnë. E gjitha lidhej me takimin e Argjirës dhe Fjoralbës me konkurrenten e “Big Brother VIP” Einxhel Shkira. Moderatorja e reality show-t akuzoi mikeshat e Einxhel se po ndikonin në lojën e saj me informacionet e dhëna gjatë takimit.
Pas kësaj mbrëmje u tha se Arbana dhe Fjoralba janë përplasur me njëra-tjetrën. Fjoralba iu drejtua Arbanës duke i thënë se produksioni e veçanërisht ajo vetë duhet t’i kërkojnë falje për mungesë etike profesionale duke shtuar se “nuk i ka kthyer përgjigje vetëm për të mos i ulur prestigjin si zonjë shtëpie”, siç raportoi Kryefjala.
Vetë dy protagonistet nuk i pohuan dhe mohuan kurrë këto zëra. Por një postim i Arbanës në rrjetet sociale ka treguar se ato vijojnë marrëdhëniet e mira së bashku. Arbana ka publikuar në llogarinë e saj të “Instagram” një foto teksa shikon emisionin “Portokalli” gjatë kohës që në ekran shfaqet Fjoralba. Mbi foto ajo ka shkruar vlerësime të mëdha për moderatoren, e cil ka kaluar një periudhë mjaft të vështirë që nga humbja e mamasë së saj.
“E bukur, trime, e patrembur”, shkroi Arbana teksa postoi një foto të Foralbës në “Instastory” duke etiketuar këtë të fundit. Po ashtu, Fjoralba e ka rishpërndarë postimin e Arbanës në profilin e saj duke shkruar: “Të dërgoj përqafime”.

