Një ditë më parë, Donald Veshaj bëri reagimin e parë pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Me anë të një postimi në “Instastory”, Veshaj la të kuptohej se ai e ka mbyllur kapitullin me Beatrixën dhe po mundohet që të rifitojë ishin e tij, moderatoren Bora Zemani.
“Jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty. Një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Big Brother ishte fun dhe unë mendoj që i mora dhe i dhanë maksimumin tim.
Kam kërkuar falje aty ku dihet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”, shkruante aktori ë postimin e tij, duke nënkuptuar se ai po tentonte të rifitonte Borën.

Ndërkohë, këtë të martë, ai ka bërë një tjetër postim në “Instastory” në profilin e tij në Instagram, Donaldi ka postuar një video të shkurtër ku mban një varëse që mendohet se është ajo që i ka kthyer Bora. Krahas videos, ai ka shkruar disa vargje ku thuhet “Swallow my bride” (gëlltis krenarinë time).
Kohët e fundit, thkesojmë se dyshja janë shumë përfolur se janë rikthyer me njëri-tjetrin. Mediat kanë raportuar se ata janë parë bashkë në Vienë.




