A është kthyer nga Dubai, i shumëkërkuari Florenc Çapja? Pas informacione, nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan.
Aksioni u zhvillua në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbulua një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, municione luftarake si dhe një kapele policie në një servis. Por as atë, e as babain e tij, policia nuk kapi dot, duke dalë duar bosh në këtë aksion.
I konsideruar si një nga njerëzit më të kërkuar të drejtësisë shqiptare, Çapja mësohet se është lënë i liri nga policia e Dubait rreth një vit më parë. SPAK-u i është drejtuar me tre kërkesa Emirateve të Bashkuara për Çapjen, duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim. Por deri më sot, Çapja vijon që të lëviz i lirë.