Sulmuesi matjan Florenc Farruku do të luajë tashmë me ekipin e Dinamos. Talenti burrelas është dakortësuar me drejtuesit e klubit matjan për tu aktivizuar me ekipin e kryeqytetit.
Futbollisti gjatë sezonit të fundit spikati me lojën e bukur, me golat e shënuar, bashkëpunimin me drejtuesit e ekipit dhe kolegët futbollistë. Kjo bindi Ilir Dajën t’i kërkojë futbollistit të luajë me Dinamon.
Në faqen zyrtare të klubit thuhet:
Mirë se vjen Florenc Farruku!
Florenc Farruku është sulmuesi më i ri i Dinamo City. Lojtari matjan ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe është vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.
Sulmuesi 23-vjeçar ka spikatur në sezonin e fundit si golashënues me fanellën e Burrelit. Ai është afrimi i dytë zyrtar i Dinamo City, pas Ysni Ismailit.

