Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ditën e sotme masën e arrestit për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës, i cili është lënë në ‘arrest shtëpie’, ndërkohë që më 19 Shkurt Gjykata e kishte lënë atë në ‘arrest me burg’.
Florenc Hoxha u arrestua pas protestës së 16 shkurtit pas sulmeve ndaj kryeministrisë, bashkë me 18 protestues të tjerë.
Ata ushtruan dhunë duke çarë disa herë kordonin e policisë para kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten e kryeministrisë.
Sot opozita mban protestën e nëntë kombëtare, por Florenc Hoxha nuk mund të marrë pjesë, duke qenë se është në ‘arrest shtëpie’.