Boksieri shqiptari Florian Marku mposhti për 54 sekonda kundërshtarin e tij, Dylan Moran.
Në Manchester Arena, grushtet e Markut ishin tepër për kundërshtarin, duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarit me Knock Out teknik.
Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.