Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Floriana Garo tregon për eksperiencën në PD: “Basha as nuk më telefonoi pas humbjes së zgjedhjeve”

22:45 / October 14, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floriana garo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë.

Por në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, Floriana Garo e ka kritikuar hapur kryedemokratin, pasi u shpreh se në PD ka vënë re një mbyllje, ku gjithçka bëhej nga kryetari dhe njerëzit e tij të afërt.

Ajo tregoi se pas humbjes së zgjedhjeve nuk ka marrë as edhe një telefonatë nga Basha, ndaj kjo i është dukur shumë e çuditshme.

“Unë vij nga një familje që ka votuar PS-në. Unë kam krijuar bindjet e mia dhe bindjet e mia janë kthyer djathtas. Me dëshirën për ndryshim unë erdha për të dhënë kontributin tim. Në eksperiencën time në PD kam vënë re një mbyllje, kam vënë re se gjithçka do ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij shumë të afërt. Kisha idenë se gjërat do bëheshin më shumë në ekip, por kam vënë re një mbyllje. Nuk më është dukur normale, unë nuk kam patur asnjë lloj “feedback-u” pas fushate. Asnjë telefonatë, më është dukur shumë e çuditshme. Asgjë, dhe mendova që ishte fillimi dhe e lashë kohën të kalonte, por sërish asgjë”, tha Garo.

Basha Floriana Garo s'telefonoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.