Në vetëm tri ditë, anija shqiptare Oriku ka ndaluar në detin Egje katër gomone me 140 emigrantë afganë e sirianë, që kanë rrezikuar jetën në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë.
Sipas ministres sonë të mbrojtjes Olta Xhaçka, anija shqiptare dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit të saj në detin Egje.
Postimi i Xhaçkës
Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje.
Në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë.