Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Fluksi i emigrantëve, BE-ja dërgon roje kufitare në Finlandë

18:25 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtje kufitare, Frontex, tha më 23 nëntor se do të dislokojë 50 oficerë në Finlandë, shtet që ka shënuar rritje të emigrantëve në kufirin lindor me Rusinë.

Përveç rojeve kufitare dhe stafit tjetër, Frontex po ashtu tha se do të dërgojë pajisje, sikurse makinat patrulluese “për të rritur kontrollin e aktiviteteve në kufirin e Finlandës”.

Përforcimet pritet të dërgohen në Filalandë “javën e ardhshme”, u tha në njoftim.

Të mërkurën, Finlanda tha se do të mbyllë të gjitha pikëkalimet kufitare në veri me Rusinë, përveç kufirit më verior, pasi regjistroi një rritje të emigrantëve ilegalë.

Helsinki tha se Moska ka faj, me kryeministrin finlandez, Petteri Orpo, që akuzoi autoritetet ruse për lehtësim “sistematik dhe të organizuar” të kalimeve ilegale të kufirit.

Kreu i Frontex-it, Hans Leijtens, nuk përmendi me emër Rusinë, por në deklaratë tha se agjencia po forcon mbështetjen për Finlandë, e cila po përballet “me sfida hibride”.

“Ky bashkëpunim tregon se kur përballemi me sfida të ndërlikuara në kufi, Evropa qëndron e bashkuar dhe ofron ndihmë”, tha ai.

Ftontex aktualisht ka 10 zyrtarë që punojnë në kufijtë e Finlandës.

Finlanda ka një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë. Raportet e Helsinkit me Moskën janë përkeqësuar që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës vitin e kaluar, gjë që shtyri Finlandën të anëtarësohej në prill në aleancën e NATO-s./ Rel

emigrantë Finlandë roje kufitare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.