Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flutura Açka bën rrëfimin e ndjerë: Nuk ka prind që të pranojë humbjen e fëmijës

22:35 / October 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flutura acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, në një intervistë për emisionin “Oda” rrëfeu ndër të tjera për ndarjen nga jeta të djalit të saj.

Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka, u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare pas një sëmundje të rëndë, më 6 maj të vitit 2018 dhe në një rrëfim të ndjerë shkrimtarja shprehet se nuk ka prind që pranon humbjen e fëmijës.

“Unë jam tërhequr. Lexuesi kërkon më të mirën tënde. Nuk mund të transmetosh vetëm zinë dhe dramën, sepse është e rëndë. Sa është intime marrëdhëniua me lexuesin, por nuk është aq e drejtpëdrejtë dhe prandaj jam përpjekur që të jem e kujdeshme. Kisha dy fëmijë, thoja gjithmonë kam dy fëmijë, tim bir edhe librin, tani kam vetëm një fëmijë, fëmijën e parë do ta mbaj në kujtesë me fëmijën e dytë, siç është libri.

Ke një detyrim personal ndaj jetës tënde, ndaj të shkuarës tënde, e cila është pjesa më qenësishme e imja, asgjë tjetër, gjithçka tjetër është më pak. Duke qenë gjëja më e rëndësishme e imja, ndjej nevojën që ta mbaj sa më pranë.

Një Flutur e drobitur, e humbur, e harruar që ska më interes në asgjë në këtë botë mendoj se nuk do t’i kishte pëlqyer as tim biri. Kjo është jeta ime në fund të fundit. Respekti ndaj qenies që më bëri mua njeriun më të lumtur në botë, dhe qënies që më bëri mua njeriun më fatkeq në botë, por ato vite që pata me të janë thelbi i jetës time. Hapësira dhe boshllëku nuk mbushet kurrë, është një proces i gjatë, pa limit. Nuk ka prind që të pranojë humbjen e fëmijës.

Ky hendek, kjo zbrazëti është sa kozmosi, kështu që është e pamundur. Në momentin që ti e pranon pranimin e humbjes, të tjerat janë fjalë, unë jam akoma në procesin e pranimit. Akoma nuk kam bërë pranimin. Por shiko ‘Ti’ je një qënie njerëzore, një qënie biologjike, një qenie me mëngjeset, me gjumin, me mbrëmjet e tua, do të vazhdosh, por sigurisht nuk është e njëjta gjë. Unë jam një tjetër njeri, unë jam Flutura, por unë një qënie tjetër mentale.

Sigurisht ka ndryshuar fokusi, tema, derisa të ktehem tek ajo që unë kam shkruar. Ndoshta sepse kam nevojë që ta nxjerr, ta ndaj, në një formë të butë, më pak agresive, më pak dramatike, ndoshta kjo është edhe mënyra për t’ja transmetuar lexuesit në mënyrë të ngadaltë, jo t’ja ngarkoj të gjithë peshën.

Pastaj kam një ndjesi që zija për mua është një çështje shumë personale, është shumë vetjake. Kam pasur nevojë ta ndjejë thellësisht se çfarë më ka ndodhur. Qasjet e prindërve ndaj dhimbjes, secili ka mënyrën e vet.

Kur shoh prindër të kësaj natyre unë i mirëkuptoj. Unë kam këtë qasje, mendoj se zija është intime, thelbësore e thëllë dhe nuk duhet ndarë. Unë kështu e kam kuptuar dhe kështu e kam bërë. Nuk kam dashur që ta ndajë, kështu e kam interpretuar unë.”- u shpreh Açka.

Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.