Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flutura Açka ndan mesazhin e ndjerë për mungesën e të birit: Lutem që dita të jetë e gjatë dhe jeta e shkurtër

14:32 / May 5, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
441501968 10228534301694661 7147263022316390791 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vite pas humbjes së djalit të saj, shkrimtarja Flutura Açka e përkujton 5 majin me dhimbje.

Në një postim në Facebook, ajo ka ndarë disa fjalë të dhimbshme dhe kujtimet me djalin, ndërsa i tregon ato pak ndryshime që kanë ndodhur në jetën e saj.

Açka teksa shkruan, i përshkruan atij ditën e sotme të 5 majit, ku djali i saj humbi jetën në moshën 18 vjeçare.

“Biri, i gjashti 5 maj i ikjes! Asgjë nuk ka ndryshuar në rrugicën tonë. Në jetën tonë tonë po: mungon ti. Në byrektoren e cepit shkoj rrallë. Edhe miq takoj gjithnjë e më pak. Librat dhe fletët e kanë pushtuar shtëpinë, një pjesë e mirë politike. Ka një kohë të ditës kur dhimbja merr trajtë heshte dhe cembis kujtimet. Aty ku ti ke të vetmen ekzistencë. Sot është e diel. Nuk jam ngritur ende. Kam përtesën e njerëzve me puls të ulët, që kanë vështirësi të zgjaten të shohin ditën, të gjejnë dollapin e veshjeve, të dallojnë krehërin, të nuhasin kafenë, të sillen si humanë të gjallë. Dhe do të jetë é diel gjithë ditën, e nuk do të ma shënojë kush për çarmatosje etike, as morale, as politike sjelljen time. Do të ngrihem, dhe për fat byrektorja jonë rri hapur gjithë ditën. Do ta njeh byrekun tënd sepse e di që dita ka shijen që pëlqeje ti, ka qetësinë që ndaje ti, ka mirësinë qe falje ti. Dhe lutem të jetë e gjatë e gjatë dita dhe e shkurtër e shkurtër jeta. Imja”, shkruan Flutura Açka

Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.