Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

FMN: Efektet e inflacionit në Shqipëri, më të ashpra se në BE

08:17 / March 9, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inflacion gjermani e1675948700288
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Efektet e inflacionit në Shqipëri dhe në Ballkan janë më të ashpra se në Bashkimin Europian, pasi rritja po udhëhiqet nga çmimet e ushqimeve, ndryshe nga Europa që po ndikohet nga energjia. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregon se rajoni po përballet me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Përgjithësisht pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore në Ballkan është 42% e shpenzimeve mujore vë në dukje studimi i FMN-së. Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.

Fondi rekomandon se me karakteristikat specifike të inflacionit në ekonomitë e Rajonit meritojnë vëmendje të mëtejshme. Ndryshe nga BE, çmimet e ushqimeve kanë pasur një rol relativisht më të madh, ndërsa inflacioni i energjisë një rol më të vogël në Ballkanin Perëndimor.

Sakaq peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Çmimet e ushqimeve në Ballkan janë rritur me ritme më të larta se në BE për tre arsye kryesore sipas FMN:

-Se pari një përçim më i lartë i çmimeve të ushqimeve nga tregjet ndërkombëtare në tregjet e brendshme për shkak të peshës së lartë të importeve. Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4 % në Ballkan, ndërsa në BE u rriten me vetëm 3.2%.

Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në Rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshëm. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale;

-Së treti ndryshimet klimaterike me thatësira e mungesë reshje dëmtuan shumë prodhime vendase sidomos në Bosnjë dhe në Serbi.

Sakaq pesha e produkteve energjetike në shportën e IÇK-së në Ballkan është e ngjashme me atë të BE-së dhe vendeve të tjera evropiane, por në të njëjtën kohë, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor përjetuan inflacion më të ulët të çmimit energjisë krahasuar me BE-në për shkak se përmbushën shumicën e nevojave për konsum nga tregu vendas.

Megjithatë çmimet e larta të karburanteve u përcollën në tregjet e brendshme të Ballkanit dhe ndikuan në çmime më të larta në sektorin e transportit në të gjitha vendet. /Monitor/

FMN
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.