Këtë të hënë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i BSH, Genti Sejko dhe përfaqësues të Misionit të FMN, po zhvillojnë një konferencë. Inflacioni i lartë sipas Ibrahimaj ka ardhur si pasojë e Luftës në Ukrainë.
“Lufta në Ukrainë, ndikim negative në ekonominë tonë. Por pavarësisht problemeve në pjesën tjetër të botës ekonomia shqiptare performoi pozitivisht. Punësimi u rrit me 3.6%. Në 3 mujorin e tretë ekonomia me ritme me të larta se 3 mujori i dytë”.
Nga ana tjetër, Ibrahimaj tha se inflacioni në vend është shkaktuar nga goditja e ofertës globale për disa mallra bazë. Për të inflacioni në vendin tonë krahasuar me vendet e rajonit ka qenë ndjeshëm më i ulët. Ministrja nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5%. Sa i takon vitit të ardhshëm, Ibrahimaj u shpreh se inflacioni do të jetë në rënie dhe parashikohet që në 2023 të jetë 3%.